Vuçiç dhe Sheshel bashkë në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Vuçiç dhe Sheshel bashkë në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Fyerje për viktimat e Vojisllav Sheshelit”. Me këto fjalë, Marko Millosavleviq, nga organizata joqeveritare Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), e vlerëson listën e përbashkët parazgjedhore të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), që është në pushtet në Serbi, dhe Partisë Radikale Serbe (SRS), të cilën Sheshel e themeloi në fillim të viteve ‘90. Sheshel është dënuar me vendim të formës së prerë për krime lufte, përkatësisht nxitje të përndjekjes së popullsisë kroate nga Vojvodina. Në listën e kandidatëve të propozuar për deputetë nga Partia Përparimtare Serbe, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi, janë përfshirë disa anëtarë të SRS-së ultranacionaliste të Sheshelit. Mes tyre është edhe Vjerica Radeta, ekstradimin e së cilës e kërkon Mekanizmi Rezidual në Hagë, në...