Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vritet ushtaraku i lartë rus, ekzekutohet në një atentat me shpërthim eksplozivi në Moskë
Një oficer i lartë ushtarak rus është vrarë këtë të premte përmes një shpërthimi të makinës së tij në Moskë. Ky është zyrtari i dytë i lartë ushtarak i Rusisë që ekzekutohet afër vendbanimit të vet në katër muajt e fundit ndërsa edhe metoda e atentatit duket e njëjtë me atë të gjeneralit Kirillov në 2024. Pamjet nga kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin e shpërthimit, dhe raportet e para tregojnë se lënda plasëse u aktivizuar teksa zyrtari i lartë po futej në makinë. Kievi nuk ka komentuar ende për incidentin. Por nëse Ukraina do të merrte autorësinë, kjo do të shkaktonte pakënaqësi të mëdha në Uashington. Incidenti vjen teksa në Kremlin zhvillohej takimi i katërt midis Vladimir Putin dhe të dërguarit special të...