No Image Available

Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar shtrohet në psikiatri

21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani, i cili dyshohet se vrau nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në Itali, po qëndron në repartin psikiatrik, ku po merr trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. I riu nuk është transferuar në burg pas arrestimit, pasi gjendja e tij ka kërkuar kujdes të posaçëm mjekësor. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se pas vrasjes së nënës kishte tentuar t’i jepte fund edhe jetës së tij. Sipas mediave italiane, përgjigjet e 21-vjeçarit kanë qenë konfuze dhe komunikimi i tij ka shfaqur shenja paqëndrueshmërie. Për këtë arsye, gjykata ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me vijimin e masës së arrestit në burg. Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 nëntor, në banesën ku nënë e bir...