Vrau gruan me thikë brenda në banesë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar i krimit në Tiranë

Vrau gruan me thikë brenda në banesë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar i krimit në Tiranë

Hysni Patushi, i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushin, brenda banesës së tyre në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, është vetëdorëzuar në Komisariatin nr. 5, ku është shoqëruar nga shërbimet e policisë Ngjarja është raportuar në orën 10:20, ndërsa shërbimet e policisë janë njoftuar nga Salla Operative për një plagosje me mjet prerës brenda familjes. Në banesën e tyre në zonën e Zogut të Zi, ka mbërritur menjëherë ekipi i urgjencës mjekësore, i cili ka konstatuar vdekjen e Lumturie Patushit. Sipas të dhënave paraprake, ajo kishte një plagë të thellë në pjesën e djathtë të kraharorit. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj, Hysni Ramadan Patushi. Ngjarja është parë edhe nga...