Shpërthim me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes

Shpërthim me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes

Një shpërthim me lëndë plasëse tritol është regjistruar në banesën e një 33-vjeçari, ndërsa detaje të reja janë zbardhur nga hetimet paraprake. Dyshimet e grupit hetimor janë përqendruar te pista e hakmarrjes, ndërsa ngjarja dyshohet se mund të ketë lidhje me një krim të ndodhur 16 vite më parë. Bëhet fjalë për vrasjen e 17-vjeçarit Daniel Rrapushi, i cili u vra me thikë në korrik të vitit 2010. Ngjarja e rëndë në atë kohë u lidh me motive të dobëta, që kishin nisur nga konflikte për adresa në rrjetin social Facebook. Sipas të dhënave të policisë së kohës, Daniel Rrapushi, atëherë nxënës në vitin e tretë të gjimnazit, u qëllua me thikë në zemër nga Mateo Pasha. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Marjus Muskaj, plagosi me...