Djali dhunoi brutalisht prindërit para banesës, ndërron jetë pas 10 ditësh babai 72-vjeçar
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 72-vjeçari, i cili u dhunua me sende të forta nga djali i tij 37-vjeçar, në fshatin Rrushkull të Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 nëntor, kur 37-vjeçari, i identifikuar me inicialet E. K., goditi me sende të forta të dy prindërit e tij, babanë 72-vjeç dhe nënën 69-vjeçe, përpara banesës së tyre. Si pasojë e dhunës, të dy prindërit pësuan dëmtime trupore. Nëna u transportua në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhej në gjendje të stabilizuar, ndërsa babai, për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë, u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 72-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë...
Burimi:
gijotina.com