Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm

Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm

Vijojnë gjobat ndaj studentëve dhe protestuesve që dalin në rrugë kundër qeverisë. Policia po zbaton urdhrat e përcaktuar në Aktin Normativ të miratuar nga qeveria Rama, duke vendosur masa administrative ndaj pjesëmarrësve në protesta. Gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, Policia ka vendosur 23 gjoba për qytetarët që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve. Sipas njoftimit zyrtar, ndaj 23 personave janë plotësuar procesverbalet përkatëse, me argumentin se nuk iu janë bindur thirrjeve të përsëritura të efektivëve të Policisë për lirimin e rrugës. Secili prej tyre është ndëshkuar me gjobë në vlerën 5 000 lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.