Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasje, plagosje dhe vjedhje/ Nga Ervis Martinaj, Talo Çela e Florenc Çapja! SPAK çon për gjykim 11 të pandehur
👁2498
Talo Çela, Ervis Martinaj dhe Florenc Çapja TIRANË-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për dosjen 'Plumbi i Artë 1' dhe ka dërguar për gjykim 11 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal. Përkatësisht SPAK ka kërkuar gjykimin për Suel Çelën (Marjus Lulaj), Talo Çelën, Eljo Bitrin, Festim Qolin, Agron (Kamber) Mehjan, Abedin Mamën, Aleks Çelën, Florenc Çapjan, Ervis Martinajn, Alket Xhixhën dhe Elvin Merlikën. SPAK në njoftimin zyrtar, raporton se Suel Çela (Marjus Lulaj) akuzohet për 'vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë ndaj shtetasit, Lulzim Masha, më datë 18.01.2022 në Tiranë dhe veprën penale të “Mbajtjes pa...