Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasje në Vau të Dejës / 65-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, dyshohet se u qëllua me armë zjarri
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme zonën e Paçramit, në Vau të Dejës. Rreth orës 21:00, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë, me fokus identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të kësaj vrasjeje të rëndë. Aktualisht nuk ka të dhëna zyrtare mbi motivet apo personat e dyshuar.