Vrasje me armë zjarri në Durrës, ekzekutohet 29 vjeçari me preçedentë penalë

Vrasje me armë zjarri në Durrës, ekzekutohet 29 vjeçari me preçedentë penalë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Sipas burimeve paraprake, autorët e dyshuar kanë qenë të maskuar dhe, pasi kanë kryer krimin, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur një automjet. Policia ka identifikuar viktimën si Ermir Dedja. Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje dhe për të identifikuar autorët. Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke këqyrur kamerat e sigurisë në zonë për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e tyre. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv