Vrasje Has, arrestohet autori i dyshuar, detajet e para

Vrasje Has, arrestohet autori i dyshuar, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:40 në fshatin Pla, ku sipas informacioneve paraprake, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të mbështetura edhe nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës. Falë veprimeve të shpejta, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe arma e zjarrit e dyshuar si mjeti i krimit.
Burimi: Syri.net