Vrasja në Paçram, ish-polici dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje

Vrasja në Paçram, ish-polici dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje

Frrok Lleshi, 65 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Shkodrës. Paraprakisht dyshohet se vrasja e ish-policit lidhet me një hakmarrje të mundshme. Lleshi ishte një emër i njohur për autoritetet. Ai ishte dënuar më herët për vrasje me dashje dhe me vendim nr.37, datë 17 mars 2006, Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 25 vite burg. Ai u lirua më 16 mars 2023, pasi kishte kryer rreth 17 vite të dënimit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore është ajo e hakmarrjes, e cila mund të jetë e lidhur me të kaluarën si ish-polic dhe ngjarjet kriminale ku ka qenë i përfshirë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin e autorëve. Hetimet vijojnë intensivisht,...