“Vrasja është porositur nga Dubai”, detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë

“Vrasja është porositur nga Dubai”, detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Renato Hoxhajt, e ndodhur pak ditë më parë në Vlorë. Sipas informacioneve, Renato Hoxhaj dyshohet të ketë qenë informator i grupeve kriminale, ndërsa hetimet sugjerojnë se vrasja e tij është porositur nga Dubai. Sipas burimeve për A2 CNN autoritetet kanë identifikuar një shtetas rumun si autorin e dyshuar të krimit. Kombësia ende e pakonfirmuar 100%, pasi policia e Vlorës mbetet e rezervuar por dyshimet janë që mund të ketë qenë edhe grek. Ky shtetas dyshohet se është larguar nga territori shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Botës. Aktualisht, ai është shpallur në kërkim...
Burimi: Javanews.al