No Image Available

Vrasja e shqiptarit në Itali/ ChatGPT nxjerr planin e ish gruas dhe të dashurit të saj

Një 55-vjeçar shqiptar, Mikel Rroku, është gjetur i pajetë në banesën e tij në Torino, ndërsa hetimet e autoriteteve italiane kanë çuar në arrestimin e ish-bashkëshortes së tij dhe partnerit të saj të ri. Të dy dyshohen për përfshirje në planifikimin dhe kryerjen e vrasjes. Trupi i Rrokut u gjet më 6 korrik në apartamentin e tij, me dëmtime të rënda në kokë. Sipas rindërtimit të hetuesve, 55-vjeçari dyshohet se është goditur disa herë me një objekt të fortë. Arma e dyshuar e krimit ende nuk është gjetur. Të arrestuarit janë Laura Bordello, 45 vjeçe, ish-bashkëshortja e viktimës, dhe Duccio Fragiacomo, 52 vjeç, partneri i saj. Sipas mediave italiane, të dy ishin njohur në prill në një qendër kujdesi në San Maurizio Canavese dhe më...