Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e Renis Dobrës/ Mes personave të shoqëruar edhe një vajzë, e dashura e një prej autorëve të dyshuar të krimit
Mes personave të shoqëruar për vrasjen e Renis Dobrës, raportohet se është edhe një vajzë. Vajza e shoqëruar është e dashura e Fatjon Bushgjokës, një prej autorëve të dyshuar të krimit të ndodhur mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat. Ajo mësohet se u shoqërua gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës, i cili u vendos në pranga në Tiranë. Mësohet se ajo nuk është e implikuar në vrasje, por mund të pyetet mbi lëvizjet e tij. Ndërkohë si autor i dyshuar i krimit është arrestuar edhe Petrit Çakrri, i kapur në Lekbibaj të Tropojës. Ndërsa janë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj si të përfshirë...