Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e Renato Hoxhajt u porosit nga një grup kriminal në Emiratet e Bashkuara? Arrestohet një i dyshuar në Tiranë, mik i Roan Brahimit që u ekzekutua në Athinë
👁12304
Një person, që dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë, është vënë në pranga në kryeqytet. Ai është nga Tropoja, merrej me shitje pronash dhe njihet si mik i Sidorel Prendit (Rohan Brahimit), raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat. Arrestimi i tij erdhi pas hetimit të policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi. Rezulton se këtë makinë tropojani ia kishte dorëzuar autorit para krimit, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat. Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarit i është sekuestruar një celular, brenda të cilit janë gjetur të...