Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet seanca për Arbër Paplekajn, shkak mungesa e prokurores
👁12814
Gjykata e Durrësit e ka shtyrë për në datën 16 korrik shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të Arbër Paplekajt, ish-efektiv i RENEA-s, i dënuar për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani. Seanca u shty për shkak të mungesës së prokurores në seancë. Në këto kushte, gjyqtari Rexhep Bekteshi vendosi datën e re të seancës. Në kërkesë, Paplekaj argumenton se ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit dhe kërkon të përfitojë lirimin me kusht. Verën e kaluar, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ndryshoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit, duke ia ulur dënimin nga 22 në...