Vrasja e “Pipit”/ Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn

Vrasja e “Pipit”/ Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn

Është shtyrë seanca për kërkesën e Arber Paplekajt për lirim me kusht nga burgu. Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 19 shtator, në orën 09:45 dhe shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një përfaqësuesi të Shërbimit të Provës, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme në këtë fazë. Paplekaj është dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, më datë 21 Prill 2021, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021. Ish-efektivi i RENEA, Paplekaj, e kërkon lirimin me kusht me argumentin se ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit....
Burimi: Gijotina.com