Vrasja e Nikulajt, Saraiva: S’më është garantuar transparenca në proces! Mbrojtja: S’ka prova që ishte ai personi që qëlloi

Vrasja e Nikulajt, Saraiva: S’më është garantuar transparenca në proces! Mbrojtja: S’ka prova që ishte ai personi që qëlloi

Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj TIRANË- Këtë të martë, në Gjykatën e Apeli është zhvilluar seanca gjyqësore për Rubens Saraivën, portugezin e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 2023. Në sallën e gjyqit janë të pranishëm vetë Saraiva, familjarë të viktimës, si dhe katër punonjës të Policisë së Burgjeve. Mësohet se seanca është shoqëruar me debate, ndërsa mbrojtja ka kërkuar prishjen e vendimit të dënimit dhe rigjykimin e çështjes. Avokati mbrojtës parashtroi pretendimet e tij në lidhje me mënyrën e zhvillimit të hetimeve. Sipas avokatit, Saraiva, i cili është shtetas i huaj dhe ka si gjuhë amtare portugalishten, nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet e çështjes të përkthyera në gjuhën që kupton. Më tej, mbrojtja pretendoi se...