‘Shkelje për paraburgimin’/ Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, shteti do t’i paguajë 5 450 euro! (VENDIMI)

‘Shkelje për paraburgimin’/ Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, shteti do t’i paguajë 5 450 euro! (VENDIMI)

fredi beleri BRUKSEL- Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka konstatuar shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen e Fredi Belerit, lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit të tij. Sipas vendimit të GJEDNJ, vazhdimi i paraburgimit të tij nga autoritetet shqiptare ishte joproporcional dhe nuk mbështetej në arsye të mjaftueshme. Gjykata sqaron se vendosja fillestare e Belerit në paraburgim nuk përbënte shkeljen, por shton se nga data 19 korrik 2023 e në vijim, mbajtja e tij në paraburgim nuk mbështetej më në arsye të mjaftueshme. Strasburgu argumenton në vendim se gjykatat shqiptare nuk morën në konsideratë sa duhet faktin se hetimet kishin përfunduar dhe dosja ishte dërguar për gjykim. Gjithashtu, nuk u paraqitën prova konkrete se Beleri mund të...