Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Elvis Shkambit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Elvis Shkambit

Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar sot Elvis Shkambit akuzën për “vrasje të funksionarëve publikë për shkak të detyrës”. Ky komunikim ka ardhur në kuadër të hetimeve për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Mbyllja e hetimeve për ngjarjen i është komunikuar sot Shkambit, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa, xhaxhait të Elvis Shkambit, Gjon Shkambit akuza do t’i komunikohet ditën e hënë.  Gjithashtu Elvis Shkambi përballet me akuzën për “vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, lidhur me plagosjen e dy personave, babë e bir, që ishin palë kundërshtare në procesin gjyqësor. Më herët, Gjon Shkambi ka deklaruar se nuk kishte dijeni për planet e nipit të tij dhe se nuk ka pasur dijeni se Elvisi do...