Vrasja e gjeneralit të lartë rus, Moska arreston një person të dyshuar si i lidhur me shërbimin ukrainas

Vrasja e gjeneralit të lartë rus, Moska arreston një person të dyshuar si i lidhur me shërbimin ukrainas

Autoritetet ruse pretendojnë se akën arrestuar një person si të dyshaur për atentatin ndaj gjeneralit rus Yaroslav Moskalik të premten, i cili vdiq gjatë shpërthimit të makinës së tij. Shërbimet ruse pretendojnë se autor i kësaj ngjarjeje është një person i dyshuar si “agjent i shërbimeve speciale ukrainase”. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) publikoi një video nga momenti i arrestimit, ku pretendon se i ndaluari kishte blerë automjetin që më pas shpërtheu në Balashikha, afër Moskës. FSB e akuzon të arrestuarin për vendosjen e bombës në makinë, ndërsa sipas medias ruse TASS, shpërthimi është aktivizuar nga territori i Ukrainës.
Burimi: Vizionplus.tv