Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e Fatbardh Licit! Safet Bajri, Astmer Bilali e Behar Bajri kërkojnë lirinë, Gjykata e Lartë i lë në burg
Astmer Bilali, Behar Bajri dhe Safet Bajri TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2018 në Shkodër. Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në burg. Por Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për liri. "Gjykata e Lartë vendosi: Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Behar Bajri, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kundër vendimit nr. 20 (87-2025- 93), datë 20.03.2025 të...