Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e Elton Javorit/ Prokuroria Fier përfundon hetimet, dërgon në gjyq 5 persona
Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër për vrasjen e shtetasit Elton Javori, dhe tre persona të tjerë për moskallëzim krimi e përkrahje të autorit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.G. dhe A.G. të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpuim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/1 e 25, dhe 278/1 të Kodit Penal, si dhe shtetasin R.P. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e...