Vrasja e dy italianëve në Kuvajt, Von der Leyen kërkon rritjen e presionit ndaj Iranit!

Vrasja e dy italianëve në Kuvajt, Von der Leyen kërkon rritjen e presionit ndaj Iranit!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për shtimin e presionit ndërkombëtar ndaj Teheranit, pas vdekjes së dy shtetasve italianë si pasojë e një sulmi me dronë iranianë në Kuvajt. Përmes një reagimi në platformën sociale X, shefja e ekzekutivit evropian dënoi ashpër sulmet e Iranit ndaj vendeve fqinje dhe partnerëve të Bashkimit Evropian në rajonin e Gjirit Persik, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i situatës prek drejtpërdrejt sigurinë e të gjithëve. “Duhet të shtojmë presionin ndaj Iranit për t’i dhënë fund këtyre sulmeve të papranueshme kundër fqinjëve të tij dhe partnerëve tanë në Gjirin Persik. Ngjarjet e sotme janë një tjetër kujtesë se siguria në Gjirin Persik është një çështje e sigurisë për të gjithë ne”, deklaroi von der Leyen, duke...