Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë/ Hita mbledh drejtuesit e Policisë, kërkon “skanim” të zonës
Pas vrasjes së 44-vjeçarit me armë zjarri dhe plagosjes së një 73-vjeçari, i cili mbeti i lënduar rastësisht, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një analizë me strukturat e Komisariatit të Sarandës. Në fokus të takimit ka qenë zbardhja e ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e sotme, por edhe situata kriminale në të gjithë zonën. Hita u ka kërkuar efektivëve hetime të shpejta dhe të thelluara, ndërsa ka urdhëruar një evidentim të konflikteve të hapura, personave me precedent kriminal dhe grupeve që veprojnë në Sarandë dhe zonat përreth. Sipas tij, hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm te ngjarja e sotme, por duhet të shtrihen edhe te dosjet e ngjarjeve të mëparshme kriminale. “Tashmë që sezoni turistik pothuajse ka mbaruar,...
Burimi:
gijotina.com