Vranësira dhe reshje shiu/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu do të jetë moti në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera maksimale. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por mesatare pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Verior. Në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Burimi: Sot.com.al