Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vranë të riun, jepet dënimi për dy vëllezërit
20-vjeçari Grei Bihuci u qëllua për vdekje më 11 mars 2024, në qendër të qytetit të Fierit. Mesditën e kësaj të hëne u paraqitën të gjitha palët në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit Fier, ku seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Trupi gjykues përbëhej nga kryetari Genci Busho dhe anëtarët Vladimir Cjapi e Elira Hroni. Prokuror i çështjes ishte Petrit Vukaj, ndërsa dy të akuzuarit u mbrojtën nga avokati Ervis Goxhaj. Pas leximit të fakteve dhe dëshmive të dhëna në Prokurori, prokurori Vukaj kërkoi shpalljen fajtor të të pandehurve. Për Florian Mukën u kërkua 25 vjet...