Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Vrana Konti, i njohur ndryshe dhe si Kont Urani, ishte një fisnik arbëror dhe një nga komandantët më të shquar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut
Vrana Konti Vrana Konti, i njohur ndryshe dhe si Kont Urani, ishte një fisnik arbëror dhe një nga komandantët më të shquar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, si dhe një nga këshilltarët. I lindur rreth vitit 1389, Vrana Konti gjatë jetës së hershme luftoi si një mercenar në ushtritë e mbretit Alfonso të Napolit. Me shumë gjasë Vrana ishte nga zotërit e vegjël arbër të lidhur me Kastriotët dhe është e mundshme të kishte lidhje farefisnore me to. Vrana u rikthye në Arbëri para fillimit të kryengritjes nga Skënderbeu, duke u bërë një nga aleatët dhe komandantët më besnik të tij. Gjatë Rrethimit të Parë të Krujës më 1450, Skënderbeu la një garnizon prej 1,500 deri më 4,000 ushtarë nën komandën e Vrana Kontit për mbrojtjen...