Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Votoni për një Shqipëri të drejtë”/ Tabaku mesazh për diasporën: Ju keni fuqinë të vendosni
👁5382
Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të fuqishëm diasporës shqiptare, duke e konsideruar si një mundësi historike për të vendosur fatin e Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit. Në një video-mesazh drejtuar bashkatdhetarëve jashtë vendit, Tabaku theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në vendimmarrjen politike dhe përfaqësimin e saj real në Parlamentin e ardhshëm. “Europa për mua nuk është një slogan, as retorikë politike. Europa është një besim – një rrugë që do ta çoj përpara çdo ditë në Parlament,” deklaron Tabaku, duke shprehur angazhimin...