Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Voton kryeministri Rama: Të presim çfarë do të thotë populli!
👁4455
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Kryeministri Edi Rama ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare 2025. Rama ka votuar në qendrën e votimit “Ymer Lala” në zonën e Surrelit. Pas votimi, kryeministri u shpreh: “S’na mbetet gjë për të thënë, të presim çfarë do të thotë populli”, tha Rama jashtë qendrës së votimit. Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.