“Voto pa frikë”, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Mos lejo të tjerët të flasin për ty!

“Voto pa frikë”, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Mos lejo të tjerët të flasin për ty!

Ambasada Amerikane në Tiranë u është drejtuar të gjithë qytetarëve me një mesazh për zgjedhjet parlamentare të së dielës. Në një postim në Facebook, theksohet rëndësia e votës së kujtdo dhe arsyeja se përse në këto parlamentare të gjithë ata me të drejtë vote duhet ta ushtrojnë vullnetin e tyre duke zgjedhur një prej partive që besojnë. “Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, thuhet në këtë postim. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv