Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Votimi për Gjykatën Speciale? Hashim Thaçi: Themelimi nuk ishte disponim i individit por përgjegjësi
Ish-kryeministri Hashim Thaçi, në intervistën për Rubikon në Klan Kosova ka folur ndër të tjera edhe për themelimin e Gjykatës Speciale. Thaçi që aso kohe ishte zv/kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, u shpreh se Kosova ishte përballë dy sfidave, ta themelojë Specialen në koordinim me ShBA-të dhe BE-në ose vendit do t’i imponohej një gjykatë e njëjtë, por me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës. ”Kosova ishte përballë dy sfidave: të themelojë këtë gjykatë vet në koordinim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, ose Kosovës do t`i imponohej një gjykatë e njëjtë, por e themeluar nga Këshilli i Sigurimit...