Votimi elektronik në zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve teston 3% të pajisjeve

Votimi elektronik në zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve teston 3% të pajisjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zhvilluar sot testimin operacional të pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 11 majit 2025. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi në rrjetet sociale se për këtë proces u përzgjodhën 3% e pajisjeve për të simuluar procedurat e hapjes, votimit, mbylljes dhe transmetimit të rezultatit, për të verifikuar përputhshmërinë me kritere të përcaktuara nga KQZ. Celibashi theksoi se pajisjet sigurojnë 100% fshehtësinë e votës dhe se nuk ka mundësi që vota e qytetarëve të identifikohet. Ai gjithashtu shtoi se për të familjarizuar qytetarët me teknologjinë e votimit elektronik, janë vendosur Qendra Informimi në zonat...
Burimi: Sot.com.al