“Votim i dyfishtë”/ PD kërkoi pamjet filmike për katër KZAZ në qarkun e Shkodrës, shtyhet për të mërkurën shqyrtimi i çështjes

“Votim i dyfishtë”/ PD kërkoi pamjet filmike për katër KZAZ në qarkun e Shkodrës, shtyhet për të mërkurën shqyrtimi i çështjes

Shtyhet për të mërkurën, datë 11 qershor, shqyrtimi për Qarkun e Shkodrës, ku PD kërkoi pamjet filmike për katër KZAZ. Koalicioni opozitar dyshon për votim të dyfishtë. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se në orën 12:00 do të nisë shqyrtimi për qarkun e Fierit. Në zgjedhjet e 11 majit, PD-ASHM, ka dalë forcë e parë në qarkun Shkodër, duke siguruar 5 mandate në Kuvend pas përfundimit të procesit të numërimit të votave. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv