Votat e Greqisë/ PD kërkon shfuqizimin e vendimit të KAS: Të pezullohet vendimi i KQZ

Votat e Greqisë/ PD kërkon shfuqizimin e vendimit të KAS: Të pezullohet vendimi i KQZ

Pamje nga seanca TIRANË- Komisoni i Ankesave shpalli të paligjshëm vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për votat e diasporës nga Greqia, duke pranuar kërkesën e PS për të nisur numërimi i tyre. Me këtë vendim, KAS rrëzoi edhe pretendimin e Partisë Demokratike se ka parregullsi në numërim, duke ndaluar kështu këtë proces. Menjëherë pas këtij vendimi, PD ka depozituar një tjetër kërkesë në Kolegjin Zgjedhor për të bllokuar numërimin e votës në Greqi. Kërkesa Kërkesa është depozituar nga avokati i kësaj force politike, Marash Logu. PD kërkon që të mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm i Celibashit./ZËRI
Burimi: Zeri.ai