Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Vota jote nuk ka çmim”/Ambasada e SHBA: Është e ardhmja jote!
👁9935
Ndërkohë që na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një mesazh për të gjithë votuesit shqiptarë. Në këtë mesazh, Ambasada e SHBA u kujton votuesve që vota e tyre është zëri dhe e ardhmja e tyre. “Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim”, është mesazhi i ambasadës amerikane për qytetarët shqiptarë.