Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Von der Leyen përballet me mocion mosbesimi: Sulm ekstremist ndaj BE-së
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, doli sot në një seancë të tensionuar plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, për të mbrojtur mandatin e saj përpara votimit vendimtar të së enjtes mbi një mocion mosbesimi. Ky mocion u paraqit nga eurodeputeti rumun Gheorghe Piperea, anëtar i Grupit të Reformistëve dhe Konservatorëve Europianë (ECR), i cili e akuzon Von der Leyen për mungesë transparence lidhur me skandalin e njohur si “Pfizergate”. Me një qëndrim të vendosur dhe një ton sfidues, Von der Leyen reagoi fuqishëm ndaj akuzave, duke i cilësuar si pjesë e një skenari të njohur ekstremist për...