Von der Leyen, mesazh Ramës për mandatin e katërt: Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka bërë përparime drejt BE-së

Von der Leyen, mesazh Ramës për mandatin e katërt: Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka bërë përparime drejt BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Postimi i Von der Leyen në X: I dashur@ediramaal, urime për fitoren tënde zgjedhore! Nën udhëheqjen tënde, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt unionit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat në BE. Shqipëria e ka vendin në BE! Mezi pres të të uroj personalisht nesër në Tiranë.
Burimi: Kohajone.com