Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Volodymyr Zelensky takohet me Donald Trump, zbardhen diskutimet mes dy liderëve
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është takuar me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, në kuadër të Samitit të NATO-s që u mbajt në Hagë. Nëpërmjet një postimi në platformën X, Zelensky shkruan se ai dhe Trump diskutuan se si mund të arrihet një armëpushim dhe paqe e vërtetë në luftën Ukrainë-Rusi. Presidenti ukrainas shtoi se të dy diskutuan se si të mbrojnë popullin ukrainas. “Pata një takim të gjatë me Presidentin Trump. Ne trajtuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. Falënderoj zotin President, falënderoj Shtetet e Bashkuara. Diskutuam se si të arrijmë një armëpushim dhe një paqe të vërtetë. Folëm...