Vojka lidh projektin e Sazanit me Otranton: Rama do të mbështetet sa kohë mban marrëveshjen me Kushnerin

Vojka lidh projektin e Sazanit me Otranton: Rama do të mbështetet sa kohë mban marrëveshjen me Kushnerin

Marrëdhënia e kryeministrit Edi Rama me administratën e presidentit Donald Trump u trajtua në pjesën përmbyllëse të “Jashtë Kontrollit”, ku eksperti Dorant Vojka e lidhi atë me projektin e Jared Kushnerit në ishullin e Sazanit. Sipas tij, mbështetja politike nga Uashingtoni do të vazhdojë për sa kohë qeveria shqiptare respekton angazhimet e marra për projektin. Vojka komentoi edhe praninë në Shqipëri të Paolo Zampollit, të dërguarit të Trumpit. Ai solli në vëmendje lidhjet e hershme personale të Zampollit me familjen Trump dhe e interpretoi qëndrimin e tij ndaj nismave të qeverisë Rama si një tjetër sinjal të afrimit politik. Në emision u diskutua edhe ideja e një shteti bektashi, por Vojka tha se nuk e konsideronte deklaratën e Zampollit vetëm si mbështetje ndaj kësaj nisme...