Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari

Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar banues në Elbasan është arrestuar pasi dyshohet se vodhi para nga çantat e tre punonjëseve në spitalin rajonal të qytetit dhe pajisje elektronike nga një dyqan në lagjen “Sul Paprri”. Ngjarja ndodhi më 11 qershor, kur ai u përfshi në vjedhjen e parave në spital, ndërsa një natë më pas, në orët e mesnatës, dyshohet se ka thyer derën e dyqanit dhe ka marrë pajisjet elektronike. Këto sende u gjetën të fshehura në një banesë të braktisur në të njëjtën lagje. I arrestuari, A. Ç. alias A. B., ka precedentë të mëparshëm për vjedhje, ndërsa hetimet po vijojnë...
Burimi: Top-Channel.tv