Vodhi para dhe karta bankare në Ksamil, arrestohet 36-vjeçari hungarez

Vodhi para dhe karta bankare në Ksamil, arrestohet 36-vjeçari hungarez

Një shtetas hungarez, i shpallur në kërkim për një rast vjedhjeje të ndodhur më 28 korrik në Ksamil, është ndaluar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, gjatë tentativës për të lënë territorin shqiptar. Sipas uniformave blu mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volkswagen, në pronësi të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një përforcues grushti metalik. “Ksamil/Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me shpalljen në kërkim të një shtetasi hungarez, i cili më datë 28.07.2025, në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një portofol me një shumë parash dhe karta bankare të një...