Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vodhi një makinë gjatë natës, policia arreston 19-vjeçarin në Elbasan
👁7252
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi një makinë dhe qarkulloi pa një leje drejtimi në Elbasan. Sipas policisë, pas kallëzimit të shtetasit Sh. K., 60 vjeç, se gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, i kishin vjedhur automjetin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”. Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjetin e...