Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të një poste në rrugën “Pavarësia”. Brenda automjetit ndodheshin pako me porosi të ndryshme. Sipas njoftimit të policisë, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve hetimore, policia identifikoi si autor të dyshuar shtetasin E. G. 23-vjeçari u lokalizua në qytetin e Beratit, pranë vendit ku kishte braktisur automjetin e vjedhur. Shërbimet e Policisë së Durrësit ndërhynë dhe bënë të mundur kapjen e tij, ndërsa automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, E. G. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”. Materialet...