E qëllon në mes të ditës tre herë/ Publikohet videoja e vrasjes së shqiptarit në Spanjë
Janë publikuar pamjet e atentatit të rëndë ku mbeti i vrarë 39-vjeçari shqiptar Luka Beqiraj, më 10 nëntor në Spanjë. Shqiptari nga Vlora u ekzekutua në mes të ditës, ndërsa ndodhej në tarracën e një lokali në kompleksin sportiv “Playa Flamenca Sport Club”, në Orihuela Costa, në provincën e Alicantes. Ngjarja ndodhi pak para orës 13:00. Në videon e publikuar shihet autori që i afrohet tavolinës ku ishte ulur Beqiraj dhe hap zjarr disa herë në drejtim të tij. Në momentin e sulmit, në tavolinë ndodheshin edhe persona të tjerë, të cilët largohen me vrap sapo dëgjohen të shtënat. Pas atentatit, autori largohet nga vendi i ngjarjes me një monopatinë elektrike. 39-vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa personi që kreu sulmin...
Burimi:
ntv.al