Autori afrohet dhe qëllon 3 herë me armë, ja momenti i ekzekutimit të Luka Beqirajt në Spanjë

Autori afrohet dhe qëllon 3 herë me armë, ja momenti i ekzekutimit të Luka Beqirajt në Spanjë

Janë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të shqiptarit Luka Beqiraj në Spanjë më 10 nëntor 2026. Beqiraj u vra me armë zjarri në mes të ditës, teksa ndodhej në tarracën e një lokali brenda një kompleksi sportiv në Orihuela Costa, në provincën e Alicantes. Atentati ndodhi pak para orës 13:00, në ambientet e kompleksit Playa Flamenca Sport Club. Videoja tregon momentin kur autori i afrohet tavolinës ku qëndronte 39-vjeçari nga Vlora dhe hap zjarr në drejtim të tij. Në pamje dallohen edhe personat e tjerë që ndodheshin në tavolinë, të cilët largohen me vrap menjëherë pas të shtënave, në përpjekje për t’i shpëtuar sulmit. Pas sulmit, autori u largua nga vendngjarja me një monopatinë elektrike, ndërsa 39-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra....