Vodhi automjetin dhe lokalin, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

Vodhi automjetin dhe lokalin, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

Një 31-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet dhe një lokal në orët e para të mëngjesit të 26 shtatorit. Policia bën me dije se, në kuadër të operacionit “Hija”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë kapur shtetasin I. J., 31 vjeç, banues në Krumë, Has. Sipas hetimeve, 31-vjeçari dyshohet se ka marrë automjetin në pronësi të shtetasit R. B., ndërsa më pas ka vjedhur edhe një lokal në pronësi të shtetasit G. M. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i vjedhur, një celular i marrë në lokal, si dhe një thikë. Policia vijon hetimet për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera në Has dhe Durrës, për të cilat...