Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vodhën gjatë natës katër motomjete elektrike në një biznes në Lushnjë, arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër
Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Lushnjë. Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.P., 38 vjeç, banues në Pirrë, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale O.D., banues në Lushnjë. Njoftimi: Lushnjë/Veprime hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre. Vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në Savër, vihet në pranga njëri prej autorëve, shpallet në kërkim autori tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga shtetasi I. S., se në...