Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vlorë/ Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë, era favorizon përhapjen e flakëve
Foto ilustruese VLORE- Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në fshatin Hoshtimë, në qarkun e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, e cila po e bën të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e tyre. Në vendngjarje janë nisur mjetet zjarrfikëse dhe forcat e emergjencës, të cilat po përpiqen të vendosin situatën nën kontroll. Nuk raportohet ende për rrezik për banesat apo persona të lënduar, por përmasat e zjarrit mbeten shqetësuese./ZËRI